Ndërlidhjet

Mit Romni fitoi në Miçigen dhe Arizona


Mit Romni
Mit Romni
Mit Romni është shpallur fitues i votimeve të republikanëve për nominimin e kandidatit presidencial në Miçigen dhe në Arizonë.

Me afro 80 për qind të rretheve në Miçigen, që i kanë raportuar rezultatet, ish guvernatori i Masaçusetsit, Mit Romni, ka fituar 41%, ndërsa ish senatori Rik Santorum, 37%, raportojnë mediat amerikane.

Fitorja e ngushtë e Mit Romnit në Miçigen, ku ai është rritur dhe ku babai i tij ishte guvernator, tregon se gara për nominimin e kandidatit republikanm, për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara kundër Barak Obamës, në muajin nëntor të këtij viti, ende është e hapur.

Pasi mori vesh se ka fituar me rezultat të ngushtë në Miçigen, zoti Romni deklaroi:

Ne nuk fituam me diferencë të madhe, por ne fituam mjaft dhe kjo është ajo që llogaritet”, tha Mit Romni.

Sipas projeksioneve të mediave amerikane, ai ka fituar edhe në Arizonë. Me 43% të rretheve që i kanë raportuar rezultatet, Romni po udhëheq me 49%, ndërsa Santorum, ka 25%.

Gara e ngushtë në Miçigen e bënë të ashtuquajturën “Super të Martë”, javën e ardhshme, edhe më të rëndësishme, pasi votimet mbahen në 10 shtete dhe përfundimisht mund të përcaktohet kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale.(f.b.)
XS
SM
MD
LG