Prapaskena e ndarjes së shpërblimeve “Oscar”, protestat në Siri e Azerbajxhan, e deri te zgjedhjet parlamentare në Iran, janë vetëm disa nga temat e imazheve më imponuese të kësaj jave. Radio Evropa e Lirë ka bërë përzgjedhjen e fotografive më karakteristike të ngjarjeve më interesante që shënuan javën që po lëmë pas. (z.p.)
Fotot e javës 25 shkurt - 2 mars
1/15Tubim në Jerevan, në përvjetorin e 24-të, të të ashtuquajturës Masakra e Sumgait, e armenëve nga Azerbajxhani më 1988...
2/15Ekspozitë islame e modës në Iran...
3/15Meryl Strip, fituese për aktoren më të mirë "Zonja e Hekurt", dhe aktori frëng Zhan Dujardin, fitues i çmimit aktori më i mirë "The Artist", në "Academy Awards", Holivud...
4/15Zjarrfikësit rusë në çatinë e Pallatit të djegur të Beloselsky-Belozersky Princes, Shën Petersburg...
5/15Pushimi mbi thasët me qymyr, Afganistan...
6/15Grua që kërkon lëmoshë me qenin e saj në Kiev...
7/15Shtëpi të dëmtuara pas granatimeve nga forcat qeveritare siriane në Sermeen, Siri...
8/15Foto në mbështetje të Julia Timoshenkos, para takimit dy-ditor të udhëheqësve të BE-së në Bruksel...
9/15Mural nga artistët në një mur në qendër të Moskës, për zgjedhjet e 4 marsit në Rusi...
10/15Një vogëlushe që valëvit flamurin sirian gjatë protestave anti-qeveritare në Siri...
11/15Anëtarët e "London's IN and OUT" përgatiten për të të marshuar në Sheshin Shën James, në 150-vjetorin e klubit...
12/15Protesta në sheshin qendror në Kuba të Azerbajxhanit...
13/15Një grua e sëmurë pret afër një kutie votimi në Teheran, në zgjedhjet e së premtes në Iran...
14/15Shitja e këpucëve të vjetra në rrugë, Pakistan...
15/15Tregon gishtin me ngjyrë, për të dëshmuar se ka votuar në zgjedhjet parlamentare të Iranit...