Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 4 marsin në vite…


Balet - Liqeni i mjellmave
Balet - Liqeni i mjellmave
1877 – Jepet premiera e baletit “Liqeni i Mjellmave” e Çajkovskit në teatrin “Bolshoi” në Moskë.

1493 – Hulumtuesi Kristofor Kolombo arrin përsëri në Lisbonë, Portugali, në bordin e anijes së tij “Niba” nga udhëtimi në atë që sot është Bahamet dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.

1791 – Vermont pranohet si shteti i 14-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1918 – Paraqitet rasti i parë i gripit spanjoll, duke e filluar kështu pandeminë më fatale mbarëbotërore.

1960 – Një anije mallrash franceze “La Coubre” shpërthen në Havanë, Kubë, duke lënë mbi 100 të vdekur. Presidenti kuban, Fidel Kastro, fajëson SHBA-në.

1980 – Lideri nacionalist, Robert Mugabe, fiton në zgjedhjet në Zimbabve, duke u bërë kryeministri i parë i zi i zgjedhur në vend.

1994 – Myslimanët dhe kroatët e Bosnjës nënshkruajnë marrëveshje për formimin e një federate për sigurimin e unionit ekonomik me Kroacinë.

2001 – Ndodh katastrofa e Hintze Ribeiros në Portugali kur një urë rrëzohet në veri të vendit, duke lënë të vdekur 70 persona.

2005 – OKB-ja paralajmëron se rreth 90 milionë afrikanë mund të infektohen me virusin HIV në të ardhmen, në rast se nuk ndërmerren masa parandaluese për përhapjen e sëmundjes.

2009 – Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) lëshon urdhër-arrest për presidentin sudanez, Omar Hassan al-Bashir, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Darfur.(z.p.)
XS
SM
MD
LG