Ndërlidhjet

Përplasen trenat


Përplasja e trenave në Poloni
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:37 0:00
(Pamjet:AP)

Zyrtarët polakë thanë se 16 persona kanë vdekur dhe 50 të tjerë janë lënduar pas një përplasjeje mes dy trenave në jug të Polonisë, të shtunën në mbrëmje.

Kryeministri Donald Tusk e quajti aksidentin katastrofën më tragjike në Poloni në vitet e fundit.

“Faktet janë shumë më dramatike sesa këto imazhe. Kjo pa dyshim është tragjedia më e madhe hekurudhore në historinë tonë, për shumë vjet”, tha Tusk.

Ai i bëri këto komente, pas vizitës që i bëri të dielën në mëngjes vendit ku ndodhi aksidenti.

Shumica e të lënduarve janë në gjendje kritike.

Në mesin e pasagjerëve ka pasur edhe të huaj, përfshirë disa nga Ukraina, Spanja, Franca, por nuk raportohet që dikush nga ta të jetë në mesin e të vdekurve, apo të lënduarve.

Trenat, që bartnin secili nga 350 udhëtarë, po udhëtonin në drejtim të njëri-tjetrit, në të njëjtët binarë, kur u përplasen afër qytetit të vogël të Shzekocinit.

Prokurorët kanë nisur hetimet në lidhje me atë se si kanë përfunduar të dy trenat në binarët e njëjtë.(a.i.)
XS
SM
MD
LG