Ndërlidhjet

Helmimi, infeksionet, trajtimi i kancerit...


Ilustrim
Ilustrim
" Reuters"


Ndotja me plumb në Kinë helmon 160 fëmijë


Pekin - Plumbi nga fabrikat dhe mjedisi natyror në Kinë, kanë helmuar 160 fëmijë.

Fëmijët nga Dongtang, qytet në Renhua, u zbulua që e kanë të ngritur nivelin e plumbit në gjakun e tyre, pasi thithën ajrin e kontaminuar dhe hëngrën ushqim të njollosur me plumb.


“Abbott” zhvilloi testin e shpejtë për infeksionet ortopedike


Çikago - Infeksionet përbëjnë një rreziqet më të rënda ndaj pacientëve.

Një nga kompanitë shitëse më të mëdha të barnave në SHBA, është duke zhvilluar një test të shpejt, për të identifikuar shkaktarët e infeksioneve menjëherë, në mënyrë që mjekët mund të trajtojnë probleme më shpejt.

Grupi diagnostikues “Abbott” është duke punuar për të zhvilluar testin.


“Dr Reddy” nga India, merr miratimin e SHBA-së për kapsulën për skizofreninë


Mumbai - Laboratori “Dr. Reddy” nga India, tha të shtunën se ka marrë
miratimin nga SHBA, për versionin e përgjithshëm të kapsulave Geodon,
që do të përdoren për të trajtuar skizofreninë.


Trajtimi i panevojshëm i kancerit te meshkujt, në rritje


Nju Jork - Një rishqyrtim i ri i të dhënave të SHBA-ve për kancerin e prostatës, konstaton se me gjithë udhëzimet e përcaktuara, një numër në rritje i njerëzve që nuk duhet të bëjnë trajtim, po e bëjnë atë.

Meshkujt me rrezik të ulët të tumorit, për shembull, njerëzit në të 80-at 90-at, nuk janë kandidatë për të ashtu quajturat terapi kurative, si rrezatimi i prostatës ose kirurgjia, sepse ka pak prova që do të përfitojnë nga ato.


Mungesa e shtretërve ICU mund të ngritë vdekjen e pacientëve


Nju Jork - Mungesa e shtretërve në njësitë spitalore të kujdesit intensive, mund të nënkuptojë se më shumë pacientë të sëmurë rëndë vdesin, sipas një studimi nga Franca.

Hulumtuesit u fokusuan në 10 spitale në Francën perëndimore, ku
ka një mungesë të shtretërve ICU.(g.k.)
XS
SM
MD
LG