Ndërlidhjet

Kabul: Rrëzohet helikopteri,12 të vrarë


Helikopteri ushtarak turk rrëzohet në Kabul
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:43 0:00

Video AP


Ushtria e Turqisë ka njoftuar se 12 ushtarë të saj janë vrarë nga përplasja e helikopterit ushtarak në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zyrtarët afganë kanë thënë se dy vajza, që ishin në tokë, po ashtu e kanë humbur jetën kur helikopteri u rrëzua të premten në një shtëpi në Bagram afër Kabulit.

Ushtria e Turqisë ka thënë se shkaku i rrëzimit “do të dihet pas inspektimit” nga hetuesit.

Sipas dëshmitarëve, helikopteri e kishte goditur një shtëpi para se të përplasej në tjetrën.

Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, ka bërë tëditur se nuk ka shenja për aktivitet të militantëve në hapësirën ku ka rënë helikopteri.

Raportohet se Turqia ka më tepër se 1800 ushtarë që shërbejnë në Afganistan, në kuadër të forcës ndërkombëtare, që udhëhiqet nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG