Ndërlidhjet

Sulmi në Tuluz


Zyrtarët francezë thonë se së paku katër vetë, përfshirë tre fëmijë,janë vrarë nga të shtënat, afër një shkolle hebrenje, në pjesën jugperëndimore të Francës.

Nga sulmi i së hënës në qytetin Tuluz, po ashtu, janë plagosur disa persona. Një prej tyre është në gjendje serioze shëndetësore.

Policia është në kërkim të personit të armatosur, i cili sipas dëshmitarëve, ishte me një motoçikletë.

Ky sulm u bë pasi tre ushtarë u vranë nga të shtënat e ndara në këtë rajon, fundjavën e kaluar. Ka dyshime se ata janë vrarë nga një person me motoçikletë.

Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, tha se “është shumë herët” për ta ndërlidhur sulmin afër shkollës hebrenje me vrasjet e ushtarëve javën e kaluar.(f. b.)

Katër të vrarë në Francë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:43 0:00
XS
SM
MD
LG