Ndërlidhjet

Dialogu “të shqyrtojë autonominë për veriun”


Mitrovicë...
Mitrovicë...
Dialogu teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të bëhet më shumë politik dhe të shqyrtojë çështjen e autonomisë për veriun e Kosovës, ka thënë diplomati austriak, Shtefan Lene.

Edhe pse dialogu i deritashëm teknik ka qenë produktiv, për t’u arritur përmirësim i dukshëm i marrëdhënieve, është i domosdoshëm një proces gjithnjë e më shumë politik”, ka thënë për mediat serbe ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, për të shtuar:

Veriu duhet të jetë temë e rëndësishme e këtij dialogu, por jo edhe e vetmja. Një qasje më e gjerë do t’iu kontribuonte shanseve më të mira për balancimin e interesave të palëve. Procesi duhet të fillojë së shpejti, por duhet të ketë edhe fazën përgatitore të ‘shatëll-diplomacisë’ ndërmjet Beogradit, Prishtinës dhe veriut të Kosovës”, ka thënë Lene.

Thelbi i autonomisë për veriun, sipas tij, duhet të negociohet.

Në vend se të merret cilido model nga një pjesë tjetër e botës, marrëveshja duhet të jetë e përshtatshme për t’iu përgjigjur situatës në veri të Kosovës. Është e domosdoshme që të gjendet një balancë në mes të dëshirave të banorëve lokalë për të kontrolluar vetë fatin e tyre dhe faktit që ky rajon do të jetë pjesë e Kosovës dhe duhet të ketë lidhje të domosdoshme me autoritetet e Prishtinës”, ka thënë Lene për gazetën beogradase “Politika”.

I pyetur nëse pret kushte të reja për Serbinë për nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Lene ka thënë se “udhëheqësit kryesorë të BE-së kanë shprehur qartë dëshirën për largimin e strukturave paralele” nga veriu.

Duke folur për shpalljen e zgjedhjeve lokale serbe në po këtë pjesë të Kosovës, diplomati austriak ka thënë se një gjë e tillë është kontradiktore me qëndrimin e Beogradit, i cili “vazhdimisht bën thirrje për respektimin e Rezolutës 1244 dhe në anën tjetër vepron në kundërshtim me të”.

Shtefan Lene tani është ekspert i Fondacionit “Carenegie Europe”.(v.t.)
XS
SM
MD
LG