Ndërlidhjet

Zhbogar, Krasniqi: Zgjedhjet serbe në Kosovë – të papranueshme


Samuel Zhbogar
Samuel Zhbogar
Në një takim të sotëm ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, u tha se zgjedhjet lokale të Serbisë nuk mund të mbahen në Kosovë dhe se ato janë totalisht të papranueshme.

Mëtutje, siç njofton Zyra për media e Kuvendit të Kosovës, zoti Zhbogar ka thënë se zgjedhjet parlamentare të Serbisë mund të mbahen të organizuara nga OSBE-ja, duke pasur parasysh faktin se në Kosovë ka qytetarë me shtetësi të dyfishtë.

Ai mëtutje është shprehur se sa i përketë procesit të liberalizimit, institucionet e Kosovës duhet të punojnë më tepër.

Zoti Krasniqi e ka përshëndetur qëndrimin e BE-së lidhur me zgjedhjet lokale serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG