Ndërlidhjet

Hija e rëndë e një tragjedie


Fundosja e Titanikut
Fundosja e Titanikut
Njëqind vjetori i fundosjes së Titanikut po afron dhe interesimi i opinionit publik për këtë tragjedi ende nuk është zbehur.

Më 10 prill 1912, Titanku hoqi spirancën, për të nisur rrugëtimin nga Southamptoni i Anglisë drejt Nju Jorkut.

Anija udhëhiqej nga kapiteni Eduard Smith, i njohur edhe si "kapiteni i milionerëve", meqë ishte shumë popullor në mesin e pasagjerëve të pasur.

Në bord gjendeshin një numër personalitetesh të shquara, përfshirë këtu biznesmenin amerikan, Benxhamin Gugenhajm, gazetarin britanik, Ulliam Tomas Sted dhe të tjerë.


Milvina Din, mbijetuesja e fundit e tragjedisë
Milvina Din, mbijetuesja e fundit e tragjedisë
Më 14 prill, anija goditi një ajsberg dhe u fundos tërësisht në orët e hershme të mëngjesit të 15 prillit, më 1912.

Nga 2,223 udhëtarë dhe pjesëtarë personeli, anija, për të cilën thuhej se ishte e pamundur të fundosej,
morri jetën e 1,517 personave.

Klasa e tretë ishte ajo e cila pësoi më së shumti humbje, nga 710 syresh, vetëm 174 mbijetuan.

Rreth 75% e pjesëtarëve të personelit gjithashtu gjetën vdekjen.

Milvina Din, mbijetuesja e fundit e tragjedisë, vdiq më 2009, në moshën 97 vjeçare.

Ajo ishte foshnje nëntë javëshe kur anija goditi ajsbergun. (a.v.)



XS
SM
MD
LG