Ndërlidhjet

Tre kandidatë për president të BB-së


Banka Botërore
Banka Botërore
Tre kandidatë po garojnë për t’u vënë në krye të Bankës Botërore.

Bordi i bankës do të shqyrtojë kandidaturën e ekspertit për mjekësi dhe zhvillim global Xhim Jong Kimit të SHBA-së, të nominuar nga presidenti amerikan, Barak Obama, Hose Antonio Okampos së Kolumbisë dhe Ngozi Okonjo-Ivealas së Nigerisë.

Bordi i bankës tha se që të tre kandidatët janë intervistuar dhe emri i fituesit, që do ta zëvendësojë Robert Zollikun, do të bëhet i ditur në muajin e ardhshëm.

Tradicionalisht, president i Bankës Botërore është një amerikan, ndërkaq i Fondit Monetar Ndërkombëtar një evropian.

Megjithatë, shumë shtete kanë akuzuar se kjo nuk është korrekte dhe dëshirojnë që postin ta mbajnë edhe kandidatët nga shtetet tjera.(a.i.)

Lexoni edhe këtë:
Obama nominon Jim Jong Kim për shef të BB-së
XS
SM
MD
LG