Ndërlidhjet

Dialogu, "kusht për anëtarësimin e Serbisë"


Vensan Dezher
Vensan Dezher
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vensan Dezher ka thënë se tashmë janë të njohura kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE dhe këto kanë të bëjnë me vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe procesin e reformave në vend.

Me kandidaturën kemi bërë një hap të madh, ndërsa hapi i ardhshëm është fillimi i negociatave për anëtarësim, dhe sa i përket kësaj e dimë që nevojitet vazhdimi dialogut me Prishtinën për temat si energjetika dhe telekomnikacioni”, ka thënë Dezher në një konferencë në Beograd.

Ai ka thënë se është e nevojshme që të respektohen marrëveshjet e arritura deri më tash mes Prishtinës dhe Beogradit.(a.i.)
XS
SM
MD
LG