Ndërlidhjet

Liderët botërorë kërkojnë më tepër bashkëpunim


Takimi i liderëve botërorë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:36 0:00

Takimi i liderëve botërorë

Liderët e Koresë Jugore, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, kanë bërë thirrje për një bashkëpunim global mbi sigurinë nukleare në ditën e dytë dhe të fundit në samitin e Seulit.

Zyrtarët nga më shumë se 50 vende po takohen në kryeqytetin e Koresë Jugore për të diskutuar si të të parandalohet rënia e materialeve bërthamore në duart e terroristëve.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se kërcënimi vazhdon të mbetet për shkak të “akterëve të këqij”, të cilët në mënyrë aktive janë në kërkim të materialeve të pasigurta bërthamore.

"Natyrisht, është e pamohueshme se kërcënimet mbeten. Ka ende shumë akterë të këqij, të cilët kërkojnë këto materiale të rrezikshme dhe këto materiale janë ende jo shumë të sigurta në shumë vende”, ka thënë presidenti Obama.

Presidenti koreano-jugor, Li Mjung-bak, ka thënë se bashkëpunimi ndërkombëtar është i nevojshëm për të minimizuar mundësinë që uraniumi i pasuruar dhe plutoniumi të bien në duart e gabuara.

"Është e nevojshme që në tërësi të vendosim një bashkëpunim ndërkombëtar për të minimizuar uraniumin e pasuruar dhe plutoniumin, si dhe për të krijuar mundësinë e detektimit, gjurmimit dhe përgjigjes ndaj transaksioneve të paligjshme të materialeve bërthamore. Gjithashtu, duhet të ketë edhe përparim thelbësor në vendosjen e normave ndërkombëtare”, ka thënë presidenti koreano-jugor.

Presidenti kinez, Hu Xhintao, ka bërë thirrje për krijimin e një ambienti më të përshtatshëm ndërkombëtar për sforcimin e sigurisë nukleare.

"Ne duhet të eliminojmë burimin e pasurimit nuklear dhe terrorizmit nuklear, duhet t’u përmbahemi synimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, t’i përmbahemi konceptit të ri të sigurisë, bazuar në besimin e ndërsjellë, përfitimet e ndërsjella, barazi dhe bashkëpunim”, ka thënë presidenti kinez, duke bërë thirrje gjithashtu që çështjet e nxehta dhe mosmarrëveshjet ndërkombëtare të zgjidhen me mjete paqësore.

Punimet në ditën e parë të samitit janë zhvilluar nën hijen e planeve të Koresë së Veriut për të lansuar një satelit në hapësirë, duke shfrytëzuar një projektil, plane këto të cilat Perëndimi i sheh si mbulesë për zhvillimin e raketave bërthamore.

Obama ia ka tërhequr vërejtjen Koresë së Veriut dhe Iranit se komuniteti ndërkombëtar nuk do të lejojë zhvillimin e armatimit bërthamor.

Samiti në Seul është vazhdimësi e një konference të ngjashme, e cila është mbajtur në Uashington në vitin 2010.(a.v.)
XS
SM
MD
LG