Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Ferizaj mbahen më 29 prill


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë sot vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill 2012, ditë e diel, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Me vendim, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Ferizajt, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi.

Vendimi për këto zgjedhje pason dorëheqjen e kryetarit të komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajlit, për të cilin Gjykata Supreme konfirmoi aktvendimin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për ta dënuar Zhemajlin me 2 vjet e gjysmë burgim.

Xhemajli u shpall fajtor për thyerje të rregullave të komunikacionit që patën si pasojë vdekjen e një personi.(f. b.)
XS
SM
MD
LG