Ndërlidhjet

San Su Ki fiton ulëse në parlament?


Liderja opozitare, Aung San Su Ki
Liderja opozitare, Aung San Su Ki
Opozita birmaneze pretendon se liderja pro-demokracisë, Aung San Su Ki, ka fituar një ulëse në parlament.

Anëtari i lartë i Ligës Kombëtare Demokratike, Tin Ou, tha se të dhënat jozyrtare të partisë tregojnë se laureatja e Nobelit ka fituar 82 për qind në zonën elektorale të Kavmusë.

Statistikat nuk janë zyrtare dhe Komisioni Zgjedhor pritet t’i bëjë publike rezultatet më vonë.

Zgjedhjet e së dielës, që do të mbushin ulëset e zbrazëta në legjislativin 664 anëtarësh, janë parë si ndër më të lirat në dekada në Birmani dhe vijnë pas reformave disa mujore të ndërmarra nga qeveria e mbështetur prej ushtrisë.

Por, kjo nuk do të ndryshojë bilancin e pushtetit në vend, që edhe më tej kontrollohet nga zyrtarët ushtarakë në pension.(a.i.)
XS
SM
MD
LG