Ndërlidhjet

Rusi: Rritet në 17 numri i viktimave nga zjarri

Zjarri në rrokaqiellin e Moskës

Rusi - Kalimtarët shikojnë si digjet nga zjarri kompleksi Kulla e Federatës...
3/5 Rusi - Kalimtarët shikojnë si digjet nga zjarri kompleksi Kulla e Federatës...
Rusi - Një pamje e përgjithshme tregon një zjarr të ndezur në kompleksin Kulla e Federatës...
4/5 Rusi - Një pamje e përgjithshme tregon një zjarr të ndezur në kompleksin Kulla e Federatës...
Pamje e ndërtesës së shkatërruar nga zjarri...
5/5 Pamje e ndërtesës së shkatërruar nga zjarri...
Previous slide
Next slide

Shifra e të vdekurve nga nga zjarri që përfshiu një depo tregtare në Moskë është rritur në 17 dhe autoritetet thonë se shumica e viktimave dyshohet se janë punëtorë emigrantë nga ish- republikat sovjetike.

Nuk është përcaktuar menjëherë shkaku i zjarrit.

Po në Moskë, një zjarr tjetër ka shpërthyer në atë që pritet të jetë ndërtesa më e lartë në Evropë.

Mediat ruse raportojnë se helikopterët kanë hedhur ujë mbi katet e sipërme të Kullës Federale, e cila ende është në ndërtim e sipër dhe pritet të hapet në vitin 2013.

Nuk është raportuar për të lënduar.

Njoftohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga kontakti i një pëlhure me një projektor.

Kulla Federale gjendet në distriktin e ri të bizneseve në Moskë. Ajo parashihet të përbëhet nga disa ndërtesa.

Zjarri ka kapluar katin 93-të.(a.i.)

Zjarr në një depo në Moskë - vdesin 17 veta
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:46 0:00


Zjarr në Kullën Federale në Moskë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:45 0:00
XS
SM
MD
LG