Radio Evropa e Lirë edhe këtë javë ka bërë përzgjedhjen e imazheve më karakteristike të disa nga ngjarjet më interesante që shënuan javën që po lëmë pas. Ndër ngjarjet që u gjendën në objektivin e fotoaparatit është Java e Modës në Prishtinë, shënimi i 20 – vjetorit të rrethimit të Sarajevës, festimi i Pashkëve etj.(z.p.)
Fotot e javës 31 mars - 6 prill
2/19
Sarajeva shënoi 20-vjetorin e rrethimit të kohës së luftës me një ngjarje të quajtur "Linjat e Kuqe të Sarajevës", në kujtim të atyre që vdiqën...
3/19
Secila karrige, rreshtuar në rrugën Marshall Tito, në qendër të qytetit, simbolizon një prej njerëzve të vrarë...
11/19
Stana Cisic dhe burri i saj, Samir, me vajzën e tyre, Irina, e cila u vra nga një snajper në tetor të vitit 1994, menjëherë pas ditëlindjes së saj të parë.
12/19
Demonstruesit u përplasën me policinë gjatë trazirave në Athinë më 4 prill, pasi një burrë i moshuar vrau veten për të protestuar ndaj masave shtrënguese.
15/19
Kulla Federale, në Moskë, që thuhet të jetë ndërtesa më e lartë në Evropë, e përfshirë nga zjarri...
16/19
Një aktivist i grupit Jamaat-ud-Dawa Pakistanit i bie flamurit amerikan me këpucët e tij, gjatë një tubimi proteste në Karaçi...
17/19
Njerëzit bëjnë banja dielli në muret e fortesës së Shën Pjetrit dhe Palit, në qendër të Shën Petersburgut, Rusi...
Previous slide
Next slide