1879 - Qumështi shitet për herë të parë në shishe qelqi.
1341 - Francesco Petrarka u kurorëzua në Romë.
1513 - Eksploruesi Huan Ponçe de Leon zbulon Floridën.
1904 - Britania dhe Franca nënshkruajnë një marrëveshje, e njohur më vonë si Entente Cordiale.
1939 - Ikën nga vendi mbreti Zogu i parë i Shqipërisë.
1946 - Lidhja e Kombeve hapi sesionin e saj të fundit në Gjenevë pasi u zëvendësua nga Kombet e Bashkuara.
1973 - Vdiq Pablo Pikaso, piktor spanjoll, skulptor. Ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë. Veprat e tij më të shquara janë "Zonjushat e Avinjonit" dhe "Guernika".
1990 - Mbreti i Nepalit, Birendra, hoqi ndalimin 30-vjeçar të partive politike.
1990 -Hose De Vega, vdes nga SIDA në moshën 56-vjeçare.
1994 - Ylli i rokut, Kurt Kobein, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Sietëll, Uashington, me shenjat e freskëta të injektimit në të dy krahët dhe një plagë fatale në kokë nga armë gjahu.(z.p.)