Ndërlidhjet

Jahjaga: Korrupsioni po kërcënon shoqërinë


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Korrupsioni është një e keqe që po kërcënon shoqërinë kosovare, integritetin institucional të shtetit dhe rrugën drejt prosperitetit.

Kështu tha të enjten presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, derisa ka folur në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Ajo theksoi se fenomeni i korrupsionit dëmton stabilitetin ekonomik dhe krijon klimë jo të sigurt dhe të pavolitshme për investimet e huaja.

Udhëheqësja e Kosovës u shpreh se shoqëria dhe institucionet kosovare, kanë për obligim që të eliminojnë bindjet se mënyra më lehtë dhe me e shkurtër për të arritur qëllimet e caktuara të jetë korrupsioni.
Ne duhet të parandalojmë që dukuria e korrupsionit të bëhet kulturë e punës së institucioneve shtetërore dhe, edhe më keq, kulturë e jetës së përditshme të shoqërisë sonë.
Nëse nuk jemi efikasë dhe plotësisht të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, atëherë ne po rrezikojmë të shndërrohemi në një shoqëri në të cilën fëmijët tanë do të rriten në një ambient, ku formë për arritje të suksesit do ta konsideronin miton dhe korruptimin. Ne duhet të parandalojmë që dukuria e korrupsionit të bëhet kulturë e punës së institucioneve shtetërore dhe, edhe më keq, kulturë e jetës së përditshme të shoqërisë sonë”, tha Jahjaga.

Presidentja e Jahjaga u shpreh se korrupsioni po ashtu po rrezikon shumë edhe procesin e sigurimin të njohjeve të reja për vendin.

Republika e Kosovës po e dëshmon veten çdo ditë si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, në marrëdhënie me partnerë ndërkombëtarë. Por, po rrezikojmë që korrupsioni të bëhet dukuri dominuese e imazhit që reflektohet, duke na kërcënuar pozitën tonë në arenën ndërkombëtare. Duke na kërcënuar në përpjekjet tona të vazhdueshme për të rritur numrin e njohjeve dhe për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare”, deklaroi Jahjaga.

Pamje gjatë takimit të dytë të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Pamje gjatë takimit të dytë të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.
Kurse, zëvendëskryeministri, njëherazi ministri i drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, ka premtuar angazhimin e ekzekutivit në fuqizimin e ligjeve të miratuara anti-korrupsion, dhe përshpejtimin e miratimit të ligjeve të tjera kundër korrupsionit.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, janë gjithnjë të përkushtuar për përmirësimin deri në për përsosshmëri të legjislacionit, në veçanti që është i dedikuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi bëri të ditur se në drejtim të luftës kundër korrupsionit, me Kodin e ri Penal, i cili pritet të miratohet së shpejti, do të sjellë shumë risi në sistemin e drejtësisë.
Kodi i ri Penal, i cili pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës, ka sjellë shumë risi dhe shumë përmirësim në drejtësinë penale në Kosovë.
Kodi i ri Penal, i cili pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës, ka sjellë shumë risi dhe shumë përmirësim në drejtësinë penale në Kosovë. Për më tepër, njëra ndër përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Qeverisë së Kosovës, ka qenë pikërisht ashpërsimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në veçanti”, deklaroi Kuçi.

Presidentja Jahjaga ka kujtuar se gjatë rrugës drejt konsolidimit të shtetit demokratik, Kosova ka pasur, dhe vazhdon të ketë përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ajo tha se në ketë rrafsh, institucionet kosovare nuk duhet t’i zhgënjejnë ato, e as vetën.

Zëvendësshefi i misionit të Bashkimit Evropian EULEX, Endi Sparks, para të pranishmëve në takim tha se misioni i EULEX-it është duke përkrahur institucionet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit.

Ne nuk jemi perfektë, kemi bërë gabime, gabime serioze...Por, me kapacitetin tonë ekzekutiv, EULEX ka më shumë se 90 raste - numër ky në rritje, që ka kryer hetime për korrupsion dhe ka shpërndarë më shume se 46 verdikte. EULEX gjithashtu është duke e luftuar korrupsionin me ekipe të përziera të hulumtimit, me prokurorë kosovarë dhe Policinë e Kosovës”, bëri të ditur Sparks.

Ai, në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ka cituar pjesë të fjalimit të ambasadorit amerikan Dell, ku para pak ditësh, ai nuk kishte përjashtuar asnjë subjekt politik nga përfshirja në afera korruptive.

Ndryshe, Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit ka për qellim të koordinojë aktivitetet për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit; të identifikojë dhe koordinojë aktivitetet në përkrahje të zbatimit të strategjisë kombëtare në luftën kundër korrupsioni.

Po ashtu, ky këshill përcakton prioritetet dhe politikat për zbatimin e agjendës legjislative në ngritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsionit, si dhe do të rrisë vetëdijen e shoqërisë për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
XS
SM
MD
LG