Ndërlidhjet

Etna shpërthen përsëri


Etna
Etna
Vullkani Etna, ka shpërthyer me zjarr, llavë dhe tym të dendur, për të gjashtën herë këtë vit.

Gurët nga vullkani shpërthyen në anën juglindore të tij, e cila është vetëm 16 kilometra larg nga fshati Etnea Zaferana, dhe 28 kilometra në veri të qytetit Katana, në ishullin italian të Sicilisë.

Është raportuar se shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme deri tani, dhe aeroportet vendase nuk janë mbyllur.

Shpërthimi më i fuqishëm i Etnës është bërë në vitin 1669, kur pjesa e epërme e malit ishte shkatërruar dhe llava kishte rrëshqitur në Detin Mediteran.(g.k.)



XS
SM
MD
LG