Ndërlidhjet

Tadiq: Do respektohet e drejta ndërkombëtare


Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq.
Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq.
Udhëheqësi i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se vendi i tij do të respektojë të drejtën ndërkombëtare kur është në pyetje organizimi i zgjedhjeve në Kosovë, sepse “çfarëdo që është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, është në përputhje edhe me ligjet e Serbisë”.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar na thotë se Rezoluta 1244, e cila është bazë për mbrojtjen e sovranitetit tonë në Kosovë, nënkupton se institucionet ndërkombëtare, para së gjithash UNMIK-u, janë përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve në territorin e Kosovës, ne e respektojmë një gjë të tillë”, ka thënë Tadiq.

Në të kundërtën, ka shtuar ai, Serbia do të shkelte Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

“Të gjithë që flasin të kundërtën, nuk e thonë të vërtetën dhe merren me patriotizëm të rremë”, ka thënë Tadiq.

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, të dielën ka thënë se shteti serb nuk do t’i organizojë zgjedhjet lokale në Kosovë.

Ai ka kujtuar përgjigjen negative të misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, në lidhje me organizimin e tyre dhe ka thënë se Serbia nuk do që në asnjë mënyrë të shkelë Rezolutën 1244.
XS
SM
MD
LG