Ndërlidhjet

Vëzhguesit arrijnë, përleshjet vazhdojnë


Luftime në Siri
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:13 0:00

Luftime në Siri

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, thotë se misioni vëzhgues në Siri ndoshta duhet të shtohet.

Ban Ki-mun theksoi se 250 monitorues, sa janë aktualisht, nuk mjaftojnë, duke pasur parasysh se ka hapësira ku ende luftohet, përkundër marrëveshjes për armëpushim, që ka hyrë në fuqi para shtatë ditësh.

Ban ka thënë se OKB-ja ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ndihmoj me helikopterë dhe aeroplanë për këtë operacion.

Nuk është e qartë se a do të lejoj regjimi i presidentit Bashar al-Aasad, më tepër monitorues të OKB-së dhe më tepër aeroplanë të jashtëm brenda në Siri.

Nga ana tjetër, agjencia DPA, duke u mbështetur në aktivistë, raporton se 77 civilë janë vrarë nga predhat e hedhura nga forcat qeveritare ditën e djeshme, që ishte dita më vdekjeprurëse prej se ka filluar armëpushimi i ndërmjetësuar nga OKB-ja në Siri.(f.b.)
XS
SM
MD
LG