Ndërlidhjet

Mbi 100 fletarrestime për ish-pjesëtarët e UÇK-së


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Prokurori për krime të luftës Vladimir Vukçeviq tha se ekzistojnë më shumë se njëqind fletarrestime për pjesëtarët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët, siç ka thënë ai “dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve”.

“Kur ata bëhen të disponueshëm para prokurorisë dhe autoriteteve serbe, do të arrestohen dhe ndiqen në përputhje me ligjin dhe provat që kemi ndaj tyre", tha Vukçeviq për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Të shtunën, në pikën kufitare në Merdarë, u arrestua me dyshimet për pjesëmarrje në krime ndaj popullatës civile serbe më 1998 kosovari Mark Koshnjeti.

Atij i është dhënë masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Serbia ka lëshuar fletarrestime edhe ndaj figurave të larta, që aktualisht mbajnë poste në ekzektuiv apo në Parlamentin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG