Ndërlidhjet

Thirrje zonjës së parë siriane


Asma Al-Asad me bashkëshortin e saj, presidentin sirian, Bashar Al-Asad
Asma Al-Asad me bashkëshortin e saj, presidentin sirian, Bashar Al-Asad

Gruaja e ambasadorit gjerman dhe ajo e atij britanik në Kombet e Bashkuara, i janë drejtuar me një video-thirrje zonjës së parë të Sirisë, Asma Al-Asad, që të ndikojë te bashkëshorti i saj, për të ndërprerë gjakderdhjen që ka përfshirë këtë vend.

“Këta fëmijë mund të jenë fëmijët tuaj; ata janë fëmijët tuaj”, thuhet në thirrje, nëpërmjet së cilës, gjithashtu, Asmas i kërkohet që të mos sillet si spektatore.

Krijuesit e kësaj videoje kërkojnë nga shikuesit të nënshkruajnë një letër online, për të kërkuar nga zonja Asad që të veprojë në emër të paqes. (a.v.)

XS
SM
MD
LG