Ndërlidhjet

Siri: Vëzhguesit e OKB-së në Homs


Vëzhguesit në Siri...
Vëzhguesit në Siri...
Pesë monitorues të paarmatosur të Kombeve të Bashkuara për armëpushimin në Siri, e kanë vizituar qytetin e trazuar Homs, derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar për t’i mbështetur përpjekjet paqësore duke e zgjeruar misionin monitorues në 300 anëtarë.

Në një video amatore shihen pesë personat e ekipit të OKB-së në Homs, duke ecur nëpër rrugët e mbuluara me rrënoja dhe të rrethuar me ndërtesa të shkatërruara.

Homsi ishte vend i bombardimeve të vazhdueshme nga ana e Qeverisë së Sirisë, përkundër armëpushimit të mbështetur ndërkombëtarisht, sipas të cilit të dy palët, luftëtarët opozitarë dhe forcat lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, duhet t’i ulin armët, pas 14 muajve të dhunës, nga e cila janë vrarë më tepër se 9 mijë njerëz.

Ekipit të zgjeruar të monitorimit të OKB-së i është dhënë një mandat nismëtar për të hyrë në Siri për 90 ditë, nëse sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, vlerëson se shkuarja e tyre në Siri është e sigurt.(f.b.)
XS
SM
MD
LG