Ndërlidhjet

Parlamenti holandez para sfidës së radhës


 Kryeministri Mark Rut duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve në Hagë.
Kryeministri Mark Rut duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve në Hagë.
Ligjvënësit holandezë përballen me një takim thelbësor, një ditë pas rënies së Qeverisë, pas dështimit për arritjen e marrëveshjes për shkurtimet buxhetore. Shkurtimet janë kërkuar nga Bashkimi Evropian.

Pyetja e mënjehershme, me të cilën përballen liderët e partive është ajo se me çfarë deklarate buxhetore do të dalë kryeministri i qeverisë kalimtare, Mark Rut, në Bruksel më 30 prill, kur është afati i fundit për dorëzimin e buxhetit paraprak të 2013-s.

Deklarata duhet të shpjegojë se si Holanda planifikon që të projektojë deficitin prej 4.6 për qind të 2012-s nën kufirin evropian prej 3 për qind.

Parlamenti, po ashtu, duhet të pajtohet në lidhje me datën e zgjedhjeve kombëtare, që do të mbahen, mbase që në muajin qershor.

Kryeministri holandez, Mark Rut, dhe kabineti i tij kanë dhënë dorëheqje pasi që Gert Uilders dhe partia e tij e Lirisë, aleati kryesor në qeveri, janë larguar nga bisedimet, që synonin përmbushjen e rregullave të BE-së për deficitin buxhetor.

Pa Partinë e Lirisë, kryeministri Mark Rut i koalicionit të krahut të djathtë nuk e kishte më shumicën në Parlament.(a.i.)
XS
SM
MD
LG