Ndërlidhjet

SHBA kërkon 16 ushtarë të zhdukur në Kosovë gjatë LDB


Ilustrim
Ilustrim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes një komunikate për media, ka kërkuar ndihmën e të gjithë atyre që mund të dinë diçka për të paktën 16 ushtarë amerikanë të zhdukur në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në komunikatë thuhet se janë së paku 16 ushtarakë amerikanë që ende konsiderohen të zhdukur diku në hapësirën tokësore të Republikës së Kosovës, të cilët kanë shërbyer gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ishin ose anëtarë të ekuipazhit të aeroplanëve të rrëzuar të Forcave Ajrore të Armatës, ose robër të luftës, të mbajtur nga forcat gjermane.

"Derisa numri prej 16 personave të zhdukur është i vogël krahasuar me numrin prej afër 1,800 personave të zhdukur në konfliktin në Kosovë, populli i Shteteve të Bashkuara - duke çmuar thellësisht dhe përjetësisht përpjekjet heroike të të gjithë atyre, të cilët bënë sakrificën supreme në Luftën e Dytë Botërore - vazhdon të kërkojë mbetjet mortore, të cilat ne ende do të mund t’i varrosnim ashtu siç e meriton sakrifica e tyre", thuhet pos tjerash në komunikatë.(v.t.)
XS
SM
MD
LG