Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 28 prillin në vite...


 Benito Musolini me Adolf Hitlerin
Benito Musolini me Adolf Hitlerin
1945 - Ekzekutohet diktatori italian Benito Musolini dhe zonja e tij, Klara Petaçi.

1758 – Lindi në Virxhinia, Xhejms Monro, presidenti i pestë i Shteteve të Bashkuara.

1788 – Merilendi u bë shteti i shtatë që ratifikoi Kushtetutën amerikane.

1937 - Lindi në Tikrit diktatori irakian Sadam Husein.

1967 – Një njeri shumë i rëndësishëm, kampion boksi, Muhamed Ali, refuzoi të hyjë në ushtri.

1980 - Sekretari i Shtetit, Sirius Vance, dha dorëheqje për kundërshtimin e tij ndaj misionit të dështuar që synonte shpëtimin dhe lirimin e pengjeve amerikane në Iran.

1994 - Ish-zyrtari i CIA-s, Aldrih Ejms, i cili kishte tradhtuar dhe zbuluar sekretet amerikane në Bashkimin Sovjetik dhe pastaj Rusisë, u deklarua fajtor për spiunazh dhe evazion fiskal dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht.

2003 - Apple Kompjuter Inc lansoi në një dyqan iTunes.

2004 - Fotot e para të skandalit të abuzimit të të burgosurve në Abu Ghraib u treguan në CBS "60 minuta II".

2011 - Presidenti Barak Obama riorganizoi ekipin e tij kombëtar të sigurisë. Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, bëhet sekretar amerikan i mbrojtjes, pas Robert Gejtsit, ndërkaq shef i CIA-s u bë gjenerali Dejvid Petraeus.(z.p.)
XS
SM
MD
LG