Ndërlidhjet

Kujtimi për Bin Ladenin jeton në Abotabad




Abutabadi, një vit pas
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:27 0:00

Nga: Khalid Khan, Frud Bezhan

Hapësira të tëra të rrënojave janë krejt ajo çfarë ka mbetur nga kompleksi i Osama bin Ladenit, në qytetin garnizon pakistanez të Abotabadit.

Kompleksi i fortifikuar, ku Bin Laden besohet të ketë jetuar me fëmijët e tij dhe tri gratë, u shkatërrua nga forcat e sigurisë pakistaneze në muajin shkurt pas vrasjes së tij nga forcat speciale amerikane në sulmin e 2 majit të vitit 2011.

Përderisa shumica e objekteve fizike që kujtonin praninë e Bin Ladenit në qytet janë shkatërruar, vizitorët kujtohen për jetën e të arratisurit më të kërkuar në botë, një vit pas vdekjes së tij, pavarësisht nga pakënaqësitë e banorëve lokalë, që kërkojnë ta lënë këtë të kaluar prapa krahëve.

Gulam Nabi, një djalë i ri me mjekër, përkulet mbi një tub të thyer që shtrihet në zonën e demoluar, dhe pi ujë nga shuplakat e duarve të tij.

Nabi, që po pushon nga puna në fushat afër kompleksit, thotë se jeton vetëm disa minuta larg nga ish-streha e Bin Ladenit - një kohë, kompleks dykatësh i rrethuar me mure konkrete, porta të siguruara mirë, tela dhe kamera.

Njëzetvjeçari, që ka jetuar në Abotabad në tetë muajt e fundit, thotë se supersticioni kaplon dhjetëra vizitorë në ditë, të cilët, sipas tij, mendojnë se uji në kompleks është “i shenjtë”.

“Shumë njerëz vizitojnë kompleksin çdo ditë, madje edhe nga vendet si Lahore dhe Karaçi”.

“Unë nuk i kam takuar ndonjëherë ata, por i shoh nga maja e kulmit tim. Shumë nga ta besojnë se uji është i shenjtë”
, thotë Gulam Nabi.

Vetë Nabi është skeptik ndaj këtyre pretendimeve.

“Është, thjesht, ujë nga tubi”, thotë ai.

“Për njerëzit që vizitojnë kompleksin, nuk ka mbetur asgjë që të shihet, andaj pinë ujë dhe hanë barishtet që rriten në kopsht.”

“Stadiumi i kriketit Osama”


Jo shumë larg nga vendi ku është ulur Nabi, tre të rinj, luajnë kriket - lojë sportive kombëtare.

Të rinjtë kanë bërë një fushë në kompleks, ku njëri prej tyre lëviz një dërrasë prej druri, ndërsa dy të tjerë i hedhin atij guralecë, zëvendësuesit e topit dhe shkopit.

Njëri nga djemtë, që nuk pranon të japë emrin e tij, thotë se zona e demoluar duhet të transformohet në një shesh lojërash.

"Ky vend duhet të quhet Stadiumi i Kriketit Osama”, bën shaka ai.

"Ky kompleks është i vetmi vend ku ne mund të luajnë kriket. Ka kaq shumë fusha dhe shtëpi në këtë zonë, kështu që ata duhet të bëjnë një shesh lojërash këtu."

Derisa këta djem përdorin këtë zonë për rekreacion, të tjerët ecin me mundim deri në kompleks çdo ditë në një përpjekje për të fituar disa para, duke mbledhur hekurishte që i shesin në pazarin lokal.

Për disa nga fëmijët, të hollat që marrin në këmbim të materialeve, janë një kontribut thelbësor për mirëqenien e familjeve të tyre.

Kur kompleksi i Bin Ladenit u prish nga autoritetet pakistaneze më 25 shkurt, banorët lokalë u shprehën të lehtësuar se jeta do t’i kthehej normalitetit.

Shumë ishin të frustruar për shkak të masave të rrepta të sigurisë që pasuan sulmin në kompleks, si dhe me banorët lokalë që duhej të kalonin një numër postblloqesh të sigurisë vetëm për të kaluar nëpër qytet.

Për establishmentin ushtarak të Pakistanit, kompleksi i zbrazët ishte një përkujtues i dhimbshëm i operacionit të njëanshëm që vrau ish-liderin e Al Kaidës, në një distancë shumë të afërt me akademitë më prestigjioze ushtarake të Pakistanit.

‘Vetëm marketing dhe dramë’

Shumë banorë lokalë mbesin gojë-mbyllur kur flitet për Bin Ladenin, madje edhe sot. Por, ata që flasin, shtrojnë pyetjen, nëse ai ka jetuar fare në Abotabad.

Në një dyqan berberësh në qytet, njerëzit diskutojnë teoritë konspirative që rrethojnë vdekjen e Bin Ladenit.

Një plak, duke pirë çaj, thotë se Bin Ladeni ishte një hero. Por, ai, që fliste në kushtet anonimiteti, sugjeron se ai ishte vrarë shumë kohë përpara, dhe asnjëherë nuk kishte qenë në Abotabad.

“Osama është vrarë tre ose katër vjet më parë”, thotë ai.

“Sulmi i fundit kundër kompleksit ishte vetëm një dramë dhe marketing. Ne banorët e Abotabadit nuk besojmë që ai ka jetuar këtu”.

Plaku shton se po qe se Bin Laden është vrarë vërtet nga forcat amerikane, atëherë do të kishte pasur edhe prova. Ai shtron pyetjen se pse trupi i Bin Ladenit ishte hedhur në det dhe nuk është fotografuar asnjëherë, duke shtuar se vetëm dëshmitë e fuqishme, do të mund t’ia ndërrojnë atij mendjen, sikurse edhe shumë të tjerëve.(a.i.)
XS
SM
MD
LG