Ndërlidhjet

Mali i Zi anëtarësohet në Organizatën Botërore të Tregtisë


Nga një takim i OBT-së
Nga një takim i OBT-së
Mali i Zi nga sot është bërë anëtar i plotë i Organizatës Botërore të Tregtisë, që ka qenë edhe një ndër prioritetet kryesore të jashtme të këtij vendi, njofton Shërbimi për Ballkanin i Radios Evropa e Lirë.

Protokolli për pranim ka hyrë sot në fuqi, me të cilin Mali i Zi, bëhet anëtari i 54-të i këtij organizmi.

Nga Ministria e Financave e Malit të Zi, më herët është thënë se anëtarësimi në OBT do të jetë një sinjal pozitiv për investitorët e huaj, sepse me këtë Mali i Zi, do të njihet si destinacion ku respektohen të drejtat ndërkombëtare të tregtisë.
XS
SM
MD
LG