Ndërlidhjet

Publikohet deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publik


Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit regjistrat e deklarimit të pasurisë të mbi 1400 zyrtareve të lartë publik nga 3656 sa janë të përfshirë në listën e atyre të cilët i parasheh Ligji për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

Në njoftimin për media thuhet se “kjo kategori i takon kryesisht zyrtarëve të lartë të cilët këtë vit i kanë deklaruar vetëm ndryshimet e pasurisë”.

AKK është duke punuar maksimalisht që të gjithë regjistrat nga formularët e deklaruar do të bëhen publike sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të publikohen në mënyrë të vazhdueshme deri sa të përfundon i gjithë procesi i publikimit të pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë publik, thuhet në fund të njoftimit për media nga kjo agjenci.
XS
SM
MD
LG