Ndërlidhjet

Filmi horror për Çernobilin ngjall zemërim


Posteri i filmit
Posteri i filmit
Adhuruesit e horrorit pritet të kënaqen gjatë kësaj jave me daljen e filmit “Ditarët e Çernobilit”.

Gjashtë turistë të rinj amerikanë shkojë në një udhëtim ekstrem në zonën e kontaminuar të Çernobilit dhe në qytetin e zbrazur të Pripiatit.

Kërkuesit e pafytyrë të aventurave bllokohen dhe hyjnë në telashe me grabitqarët që kanë pësuar mutacione nga rrezatimi.

Adhuruesit e kinemasë mund të jenë të lumtur, por grupet mbështetëse për viktimat e katastrofës më të keqe civile bërthamore në botë nuk janë.

Robert Shutpelz është drejtor i Qendrave Miqtë e Çernobilit, një organizatë jo-fitimprurëse që siguron mbështetje financiare për pesë qendrat në Ukrainë që ndodhen brenda ose pranë zonave të kontaminuara.

Kam punuar me të mbijetuarit e Çernobilit për tetë vjetët e fundit dhe me të vërtetë, pas asaj që kam parë dhe çka kam mësuar, të shohësh këtë film, promot e tij, është tronditëse, se si kanë vendosur ta bëjnë këtë film dhe të hedhin dritë mbi gjendjen reale në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi. Njerëzit janë ende duke jetuar me pasojat e kësaj çdo ditë - madje edhe 26 vjet më pas”, thotë Shutpelz.

Në Facebook është krijuar një grup për të bojkotuar filmin.

Filmi, i produksionit "Paranormal Activity ", është debutim i regjisorit Bredli Parker. Për të ju dhënë një ide se çfarë përmban ai, skenaristët e filmit i kanë bërë edhe klasikët si "Transmorphers: Rënia e Njeriut," ". Titantic II" dhe "Mega Python vs Gatoroid.

Ndërsa filmi është shfaqur në Serbi dhe në Hungari, nga pamjet e promos duket qartë se krijuesit e filmit kanë përdorur fotografi nga Pripiati, qyteti që strehoi shumicën e punëtorëve të fabrikës së Çernobilit, në të cilat shfaqen kukulla të braktisura e makina të papërdorura fëmijësh.

Ky nuk është filmi i parë që është bërë në lidhje me Çernobilin.

"Ushtari universal: Rigjenerimi" është xhiruar atje me Zhan Klod van Damin, i cili parandalon terroristët nga hedhja në erë e reaktorit të gjymtë.

Më mbresëlënës është, "Toka e Harresës”, një film artistik nga regjisori franko-izraelit Majkëll Boganim, i cili xhiroi tërësisht brenda zonës 30-kilometërshe të ndalimit.

Sipas regjisorit, filmi, i cili tregon historinë e një çifti që martohet në ditën e fatkeqësisë, zemëroi autoritetet ukrainase pasi nuk e kishte treguar reagimin e autoriteteve ndaj tragjedisë në një dritë të favorshme.

Duke kërkuar për #ChernobylDiaries me hashtag në Twitter, në këtë moment adhuruesit e ngazëllyer të horrorit janë në numër shumë më të madh sesa kritikuesit e filmit.(a.i.)


Promoja e filmit
XS
SM
MD
LG