Ndërlidhjet

DASH: Shqetësime serioze për të drejtat e njeriut në Kosovë


Logo e DASH-it
Logo e DASH-it
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se të dhënat për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2011 kanë ngritur "shqetësime serioze".

Në "Raportin mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2011" të publikuar të enjten, Departamenti i Shtetit tha se ekstremistët serbë kanë përdorur "dhunë dhe frikësim" ndaj kundërshtarëve lokalë dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë, që kanë rezultuar edhe me vdekje.

Raporti gjithashtu vuri në dukje diskriminimin ndaj pakicave etnike dhe pakicave tjera, personave me aftësi të kufizuara, si dhe anëtarëve të komunitetit të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve(LGBT), sikurse ngriti zërin për dhunën në familje.

Në shqetësimet tjera në fushën e të drejtave të njeriut përfshihen akuzat për keqtrajtimin e të burgosurve, msoefikasitetin e gjyqësorit, frikësimin e mediave nga ana e zyrtarëve publikë, korrupsionin qeveritar, si dhe trafikimin e qenieve njerëzore - edhe pse, siç thuhet në raport, Qeveria ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që kanë kryer abuzimet.

Raporti tha se zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në dhjetor të vitit 2010 arritën shumë standarde ndërkombëtare, por "parregullsitë serioze dhe manipulimet zgjedhore" në disa zona kanë ngritur po ashtu shqetësimet.
XS
SM
MD
LG