Ndërlidhjet

FIFA shtyn vendimin për Kosovën


FIFA
FIFA
Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka shtyrë vendimin për të lejuar ose jo Kosovën të luajë ndeshje miqësore me anëtarët e saj.

“Do të mbajmë një takim me federatat e shqetësuara, veçanërisht Serbinë, të premten e ardhshme në Cyrih”, ka thënë kreu i FIFA-s, Sep Bllater, në Budapest, në kongresin vjetor të federatës.

Të martën, komiteti ekzekutiv i FIFA-s ka dhënë miratimin për Kosovën, që të luajë ndeshje miqësore me ekipet e saj kombëtare.

Federata serbe e futbollit ka kundërshtuar fuqishëm vendimin, të cilin sekretari i përgjithshëm i FIFA-s e ka cilësuar si mënyrë për të ndihmuar zhvillimin e futbollit.(v.t.)

FIFA hap "fushën" për ndeshje miqësore me Kosovën
Kombëtarja e Kosovës, e gatshme
XS
SM
MD
LG