Lloren fiton Eurovizionin - Rona zë vendin e pestë
Finalja e Eurovizionit
1/13Fituesja e Eurovizionit Lloren nga Suedia
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
2/13Vendi i dytë shkoi në Rusi për Buranovske Babushke
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
3/13Vendi i tretë iu nda Zheljko Joksimoviqit që përfaqësonte Serbinë
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
4/13Përfaqësuesja e Azerbajxhanit, Sabina Babajeva, zuri vendin 4-të
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
5/13Përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja nga Kosova, Ron Nishliu, u rendit e 5-ta
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
6/13Salla ku u mbajt gara Eurovizioni
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
7/13Përfaqësuesja e Bosnjës, Maya Sar, u rendit e 18-ta
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
8/13Bregu i Detit Kaspik afër Ballroom Crystal
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
9/13Kështu dukej salla në netët finale të garës Eurovizion 2012
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
10/13Atmosfera në prag të finales në Baku
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
11/13Atmosfera në prag të natës finale në Baku
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
12/13Atmosfera në prag të natës finale në Baku
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
13/13Salla Kristal gjatë finaleve
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”.
Previous slide
Next slide
Këngëtarja suedeze, Lloren, është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, me këngën e saj “Euphoria”
Këngëtarja 28-vjeçare ka mundur lehtësisht rivalët e saj më të afërt – Rusinë dhe Serbinë - në festivalin e 57-të me radhë, që këtë vit është mbajtur në Baku të Azerbajxhanit.
Lloren është me prejardhje marokene dhe kënga e saj ka qenë në krye të listave suedeze për gjashtë javë.
Fitorja e saj i jep të drejtën Suedisë për të qenë nikoqire e garës, vitin e ardhshëm.
Duke folur në një konferencë për gazetarë, pas përfundimit të natës finale, Lloren ka falënderuar të gjithë mbështetësit e saj.
“Kam shumë gjëra që dua t’ju them të gjithë juve, juve që besuat në mua. Kjo nuk më përket vetëm mua, na përket të gjithëve. Jam shumë falënderuese, falënderuese ndaj jush. Faleminderit për mbështetjen!”, ka thënë Lloren.
Në vendin e dytë ka dalë Rusia, me grupin prej gjashtë gjysheve – më e vjetra nga to 77 vjeçe.
Serbia, e përfaqësuar nga këngëtari Zhelko Joksimoviq, ka siguruar vendin e tretë, për t’u pasuar nga këngëtarja azerbajxhanase, Sabina Babajeva, në pozitën numër 4.
Vendin e pestë, me një diferencë të vogël votash nga Azerbajxhani, e ka siguruar Shqipëria, me këngëtaren kosovare, Rona Nishliu.
Kënga e Ronës “Suus” ka marrë kritika të mira si për vokalin, ashtu edhe për paraqitjen skenike.
Fituesit janë vendosur me kombinimin e pikëve të shikuesve dhe të jurive kombëtare në mbarë kontinentin.
Gara thuhet të jetë ndjekur nga më shumë se 100 milionë shikues televizivë.
Në skenën e Sallës së Kristaltë në Baku janë ngjitur 26 finalistë – në mesin e tyre edhe përfaqësuesit e Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Ukrainës, Moldavisë e të tjerë.
Shteti fqinj i Azerbajxhanit, Armenia, ka bojkotuar garën, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth rajonit separatist të Nagorno Karabakut – një enklavë kjo e banuar me shumicë etnike armene në Azerbajxhan.
Ky i fundit ka siguruar të drejtën për të qenë nikoqir i garës, pasi dueti azerbajxhanas, Edgar dhe Nigar, ka qenë fitues i Eurovizionit, vitin e kaluar, në Gjermani.
Në prag të finales, policia ka arrestuar dhjetëra protestues antiqeveritarë në Baku, që kundërshtonin abuzimet e autoriteteve me të drejtat e njeriut.(v.t.)