Ndërlidhjet

OJQ-të largohen nga grupi punues për ligjet anti-korrupsion


Ilustrim
Ilustrim
Organizatat që përbëjnë Forumin Këshillues të OJQ-ve për pakon Ligjore Kundër-korrupsion, e që kanë qenë pjesë e grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë (MD) për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, janë tërhequr nga ky grup pasi që, siç bëhet e ditur, ata aty kanë qenë vetëm formalisht.

Forumi këshillues, ka bërë të ditur se “deri më tani janë mbajtur vetëm tre takime, një konstituiv, dhe dy takime të llojit të seminarit, ku është prezantuar një ekspert italian dhe një gjerman dhe asnjë takim pune”.

“E vetmja formë e komunikimit me ministrin ka qenë në formë elektronike. Nga ana tjetër, ministria ka premtuar se do të organizojë takime punuese, me qëllim të shkëmbimit të ideve, por që kjo nuk ka ndodhur asnjëherë”, kanë deklaruar përfaqësuesit e organizatave.

Trupi këshillues i OJQ-ve përbëhet nga 10 organizata joqeveritare.
XS
SM
MD
LG