Ndërlidhjet

Policia kosovare konfiskon 109 kg marihuanë


Drogë e konfiskuar nga Policia e Kosovës - foto arkiv
Drogë e konfiskuar nga Policia e Kosovës - foto arkiv
Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, ka konfiskuar 109 kilogramë substanca narkotike, përkatësisht marihuanë.

Policia njoftohet se ka arrestuar tre persona të dyshuar, ka konfiskuar katër vetura dhe para të gatshme, që dyshohet se janë përdorur për veprimtari kriminale.

Operacioni është zhvilluar në tri fshatra të Podujevës dhe cilësohet si një prej operacioneve të mëdha të Policisë së Kosovës në vitet e fundit.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, Drejtoria Antidrogë ka pasur një operacion të suksesshëm, si rezultat i hetimeve që ka kryer lidhur me një grup personash, që janë marrë me trafikimin e substancave narkotike".

"Si rezultat i operacionit, është konfiskuar sasi e drogës, apo substancës narkotike që është e llojit marihuanë, sasia është 109 kg. Është një prej operacioneve më të suksesshme të kësaj drejtorie gjatë këtij viti”,
citohet zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu nga mediat vendore kosovare.

Njoftohet, po ashtu, se Policia ka marrë informacione para gjashtë muajve dhe ka filluar një rast të koduar me emrin “Era”. Pas hetimeve ka arritur të konfiskojë mbi 100 kg marihuanë.(a.i.)
XS
SM
MD
LG