Ndërlidhjet

Ukrainë: Protesta kundër Ligjit për gjuhën ruse


Mbrojtësit e gjuhës ukrainase shpërndahen me gaz lotsjellës
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:06 0:00

Mbrojtësit e gjuhës ukrainase shpërndahen me gaz lotsjellës

Mijëra demonstrues kanë protestuar të hënën afër Parlamentit të Ukrainës në kryeqytetin Kiev, pasi ligjvënësit e kanë miratuar një legjislacion, që gjuhën ruse e bën gjuhë zyrtare në disa rajone, së bashku me gjuhën ukrainase. Raportohet se protestuesit janë përleshur me policinë.

Ky legjislacion është miratuar të hënën, me ç’rast 234 deputetë prej gjithesj 450, votuan për këtë ligj.

Deputetët opozitarë protestuan ashpër ndaj këtij miratimi.

Debati për këtë propozim, muajin e kaluar ka çuar në përleshje ndërmjet ligjvënësve, me ç’rast një deputet ishte pranuar në spital.

Sipas këtij legjislacioni, gjuha ukrainase do të mbetet e vetmja gjuhë zyrtare në Ukrainë, por gjuha ruse do të mund të përdorej në gjykata, spitale dhe në institucione të tjera, në rajonet me shumicë të popullatës që flet rusisht.(f.b.)
XS
SM
MD
LG