Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 10 qershorin në vite...


Kosova pas luftes...
Kosova pas luftes...

1999 - Forcat serbe fillojnë tërheqjen e tyre nga Kosova pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me fuqitë e NATO-s.

1776 - Kongresi Kontinental emëron një komision për të shkruar Deklaratën e Pavarësisë.

1801 - Tripoli shpall luftë ndaj Shteteve të Bashkuara për refuzimin për të paguar haraç.

1854 - Akademia Detare e SHBA-ve në Annapolis, Maryland, mban diplomimin e parë.

1861 - Dorothea Dix emërohet Shef i infermiereve femra për ushtrinë e Bashkimit.

1905 -Japonia dhe Rusia bien dakord për bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Presidenti Teodor Rusvelt.

1916 - Meka, nga kontrolli i turqve, bie në atë të arabëve gjatë Kryengritjes së Madhe Arabe.

1924 - Udhëheqësi socialist italian Xhakomo Matteoti është rrëmbyer dhe vrarë nga fashistët në Romë.

1925 - Tennesi miraton një tekst në librin e Biologjisë që mohon Teorinë e Evolucionit.

1985 - Ushtria izraelite tërhiqet nga Libani pas 1.099 ditëve të pushtimit.(z.p.)
XS
SM
MD
LG