Ndërlidhjet

EULEX-i heton masakrën e Krushës së Vogël


EULEX - ilustrim
EULEX - ilustrim
Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Prizren ka filluar zyrtarisht hetimet për krime të luftës, të kryera në fshatin Krushë e Vogël, më 25 dhe 26 mars të vitit 1999.

"Deri tani, prokuroria ka identifikuar 56 të pandehur të mundshëm, të cilët do të përballen me akuza për krime lufte kundër popullatës civile, duke përfshirë vrasjen e gjithsej 113 fshatarëve, dëbimin e të gjitha grave dhe fëmijëve nga fshati, plaçkitjen dhe shkatërrimin e pronës", thuhet në komunikatën e misionit evropian për sundimin e ligjit.

Masakra në Krushë të Vogël pretendohet të jetë një nga vrasjet më masive që ka ndodhur gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.(v.t.)
XS
SM
MD
LG