Ndërlidhjet

NATO mbështet Turqinë, Erdogan i tërheq vërejtjen Sirisë


Harta e Turqisë
Harta e Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka premtuar se NATO-ja do “të qëndrojë bashkë me Turqinë” në mes të tensioneve të rritur me Sirinë pas rrëzimit të një avioni turk në javën e kaluar.

Ne i konsiderojmë këto akte si të papranueshme dhe i dënojmë fuqishëm. Ky është një shembull tjetër se autoritetet siriane nuk respektojnë normat ndërkombëtare, paqen e sigurinë si dhe jetën e njeriut”, tha Rasmusen.

Megjithatë, në takimin e NATO-s nuk u nxor neni 5, i cili do të kategorizonte rrëzimin e aeroplanit të paarmatosur zbulues, si një sulm ndaj aleancës në tërësi dhe do ta obligonte tërë aleancën që të ndërmarrë masa për ta mbrojtur Turqinë.

Ndërkohë, kryeministri Rexhep Tajip Erdogan u zotua se ushtria turke do të reagojë ndaj ndonjë formë tjetër të shkeljes së kufirit të Turqisë nga ana e njësive ushtarake siriane.

Duke folur para parlamentit turk, Erdogan tha se vetëm në kohën e fundit, helikopterët sirianë kanë shkelur hapësirën ajrore turke pesë herë dhe Turqia nuk ka reaguar.

Por, ai tha se Turqia nga tash e tutje, do të “kundërpërgjigjet ndaj të gjitha shkeljeve të Sirisë në kufi”.

Zyrtarët sirianë thanë se në incidentin e fundit të së premtes, aeroplani turk ka shkelur hapësirën ajrore siriane dhe ushtria siriane ka pasur të drejtë të qëllojë dhe rrëzojë avionin.

Turqia tha se edhe pse avioni kishte hyrë pa qëllim në hapësirën ajrore të Sirisë, ai ishte kthyer tashmë në hapësirën ndërkombëtare kur është qëlluar.

Turqia ka kërkuar takimin e NATO-s nën nenin 4 të aleancës, në të cilin thuhet se shtetet e NATO-s do të konsultohen kurdo, kur sipas tyre, “integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria” e ndonjë vendi anëtar kërcënohet.

Zëvendëskryeministri truk Bulent Arinq tha para takimit të NATO-s se Ankara ka kërkuar mbrojtje nga Siria nën nenin 5 të statutit të NATO-s.

Por, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se Këshilli Veri-Atlantik nuk e ka diskutuar nenin 5.

Nuk e diskutuam nenin 5. Zhvilluam konsultime në bazë të nenit 4, që janë normale. Turqia ka kërkuar konsultimet e tilla. Ne diskutuam situatën dhe aleatët kanë shprehur mbështetjen e fuqishme dhe solidaritetin me Turqinë”, tha Rasmusen.

Ai refuzoi të ofrojë detajet e paraqitura nga Ankaraja në Këshillitn Veri-Atlantik.(a.i.)
XS
SM
MD
LG