Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, njoftoi se administrata e presidentit Obama e ka shpallur Afganistanin, aleat të madh të SHBA-së nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.
Njoftimi u bë në një konferencë për gazetarë në pallatin presidencial në Kabul, pasi që Klinton arriti atje në një vizitë të paparalajmëruar.
“Jam e kënaqur që të njoftoj sot se presidenti Obama zyrtarisht e ka emërtuar Afganistanin si një aleat të madh të Shteteve të Bashkuara, jashtë NATO-s. Ne e shohim këtë si një simbol të fuqishëm të angazhimit tonë për të ardhmen e Afganistanit”, tha Klinton.
Fqinji i Afganistanit, Pakistani, ka qenë vendi i fundit, që mori këtë
titull në vitin 2004.
Deklarata është pjesë e Marrëveshjes për Partneritet Strategjik të nënshkruar nga presidenti amerikan, Barak Obama, dhe homologu i tij afgan, Hamid Karzai, në Kabul, në fillim të muajit maj.
Analistët thonë se ky hap do të lehtësojë bashkëpunimin e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve dhe do t’ia lehtësojë Afganistanit sigurimin e materialit amerikan të mbrojtjes.
Vizita e Klintonit vjen një ditë para një konference të donatorëve për Afganistanin, që mbahet në Tokio.
Kabuli shpreson që të sigurojë të paktën katër miliardë dollarë nga donatorët ndërkombëtarë në konferencën e Tokios.
Këto pritje vijnë, pavarësisht se Banka Qendrore e Afganistanit thotë se vendit i duhen të paktën 6 miliardë dollarë në vit, për të nxitur rritjen ekonomike në dekadën e ardhshme.
Autoritetet amerikane kanë refuzuar të tregojnë se sa është sasia e ndihmave që do të premtojë SHBA-ja në konferencë.
Përfaqësues nga rreth 70 vende dhe organizata do të kërkojnë garanci nga qeveria afgane që secila ndihmë do të shpenzohet siç duhet.
Ata duan që paratë e taksapaguesve të mos humbasin në korrupsionin dhe keqmenaxhimin qeveritar.
Grupi për të drejtat e njeriut “Amnesty International” tha se donatorëve iu duhet konfirmimi se ndihma është e drejtuar “drejt përmirësimeve të të drejtave të njeriut, që ua përmirësojnë jetën afganëve.”
Afganistani ka marrë afër 60 miliardë dollarë ndihma, që nga viti 2002, por korrupsioni mbetet i pakontrollueshëm.
“Transparency International” në vitin e kaluar tha se Afganistani është vendi i dytë më i korruptuar në botë.(a.i.)