Ndërlidhjet

Gor Vidal ndërron jetë nga pneumonia


Gor Vidal
Gor Vidal


Gor Vidal, shkrimtari legjendar amerikan, dramaturg dhe komentues, ka vdekur në moshën 86-vjeçare në Llos Angjelles. Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Hollivud Hills nga pneumonia.

Nipi i tij ka thënë se Vidal ka jetuar i vetëm dhe se “për një kohë” ka qenë i sumurë.

Vidal ka qenë i njohur për romanet e shumëshitura, si “Burr” dhe “Myra Breckenridge”, për dramën “The Best Man”, ashtu si edhe për ese në politikë, letërsi, seks dhe religjion.

Vidal ka nisur të shkruajë si një ushtar 19-vjeç, i pozicionuar në Alaskë, duke bazuar “Williwaw”-in në përvojat e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore. Libri i tretë i tij “The City and the Pillar” ka lënë gjurmë në vitin 1948, pasi ai ishte një nga portretizimet e para të hapura të karakterit homoseksual.

Përveçse ka fërkuar supet me shkrimtarë të mëdhenj të kohës së tij, ai është përleshur me shumë prej tyre. Vidal konsideronte Ernest Heminguejin si shaka, ndërsa Trumën Kapotin e krahasonte me “një kafshë të pistë, që ka gjetur rrugën e saj për në shtëpi”.

Ai po ashtu ka punuar në skenarë dhe është shfaqur në disa filma, përfshirë “Bob Roberts” dhe “With Honors”.

Deklaratat e tij të çuditshme përfshijnë atë që ka bërë për Reutersin, në maj të vitit 2001, në lidhje me vendimin e tij për të dëshmuar në ekzekutimin e bombarduesit Tomoti Mekuej, në Oklahoma.

“Pasi unë kundërshtoj dënimin me vdekje, vrasjet e njerëzve në Oklahoma, vrasjet e Qeverisë Federale në Uako, Teksas, të cilat kanë çuar Mekuejin të veprojë, atëherë them se po, do të shkoj në Ter Haut”, ka deklaruar Vidal.

Në një intervistë të vitit 2008 për revistën “Esquire”, Vidal ka thënë se njerëzit janë të impresionuar me faktin se ai ka takuar njerëz të njohur si Xhaklinë Kenedi dhe Ulliam Burougs.

Vidal, njëherë, i ka përshkruar Shtetet e Bashkuara si “vendin e të mërzitshmëve dhe shtëpinë e të ndershmëve”. Nga vitet 1960, shumicën e kohës së tij e ka kaluar në vilën pranë bregdetit italian. Ai është kthyer përgjithmonë më 2003, pak kohë para se Hauard Austen, shoku i tij për më shumë se 50 vjet, ka vdekur nga kanceri.(v.t.)

XS
SM
MD
LG