Ndërlidhjet

Madona kërkon butësi në rastin Pussy Riot


Madona: Dënimi me burg për trazirat nga Pussy Riot do të ishte "tragjedi"
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:27 0:00

Madona: Dënimi me burg për trazirat nga Pussy Riot do të ishte "tragjedi"

Ylli i pop muzikës, Madona, ka kërkuar nga autoritetet e Rusisë që të mos i dënojnë me burg tri femrat ruse, pjesëtare të grupit Pussy Riot, të cilat janë në proces gjyqësor për shkak të një proteste kundër presidentit Vlladimir Putin, në një kishë në Moskë.

Madona i tha agjencisë AP, gjatë koncertit të saj në kuadër të turneut nëpër Rusi, se ajo “është kundër censurës” dhe shpreson se “gjyqtari do të jetë i butë me to dhe se ato do të lirohem së shpejti”.

Madona është e fundit nga disa këngëtarë ndërkombëtarë të njohur që kërkojnë lirimin e këngëtareve ruse, të cilat tash e pesë muaj gjenden në burg, të akuzuara për huliganizëm.

Ndërkaq, gjatë ditës, prokurori në rastin e tri anëtarëve të grupit “Pussy Riot” ka kërkuar nga gjykatësi që të pandehurat të dënohen me tre vjet burgim për shkak të huliganizmit.

Sipas prokurorit, fajësia e Nadezhda Tolokonikovas, Maria Aliokhinas dhe Jekaterina Samutseviçit është “vërtetuar” dhe ato “duhet të ndëshkohen në përputhje me rrethanat”.

Tri femrat janë arrestuar në muajin mars pas organizimit të një performance në Kishën Shpëtimtari Krisht të Moskës, me të cilin kanë denoncuar sundimin e presidentit Vladimir Putin.

(f.b.)
XS
SM
MD
LG