Ndërlidhjet

Meksikë: Për dy ditë mbi 100 të vrarë nga dhuna


Meksikë, foto ilustruese nga arkivi
Meksikë, foto ilustruese nga arkivi
Vala e fundit e dhunës në Meksikë ka lënë rreth 100 njerëz të vdekur nga dhuna mes bandave dhe forcave të policisë gjatë dy ditëve të fundit, njofton DPA.

Duke u thirrur në informacionet e së përditshmes meksikane “Reforma”, DPA njofton se në 20 nga 31 shtetet e Meksikës në 48 orët e fundit njerëzit po vriteshin e rrëmbeheshin në përleshjet që kanë shpërthyer mes bandave dhe forcave të sigurisë.

Gangsterët kanë bllokuar rrugët me vetura dhe autobusa, ndërsa disa i ka djegur, për të penguar përparimin e forcave të sigurisë, që po i ndjekin ata.

Gjatë pesë vjetëve të fundit, më shumë se 50 mijë njerëz janë vrarë në Meksikë në incidente të lidhura me krimin e organizuar.
XS
SM
MD
LG