Ndërlidhjet

Sekretari amerikan i Mbrojtjes për betejën kundër talibanëve


Paneta: "Planet e operacioneve të reja luftarake" të Pakistanit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:05 0:00

Video: AP

Sekretari i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka thënë se Pakistani ka treguar se ka në plan të nisë së shpejti operacionet luftarake kundër militantëve talibanë, në një zonë fisnore pranë kufirit afgan.

Sekretari Paneta, gjithashtu ka thënë se ai e sheh modelin e përshpejtimit të sulmeve mbi SHBA-në dhe trupat e tjera të koalicionit, si një shenjë se talibanët janë të etshëm për sukses.

Më 14 qershor, sekretari amerikan i mbrojtjes pati thënë se Uashingtoni duhet të vendos kushte për ndihmë për Pakistanin.

Duke folur në një seancë dëgjimore për buxhetin në Senatin amerikan, zoti Paneta theksoi se Uashingtoni nuk duhet ta ndalë ndihmën për Pakistanin, por duhet t’i shqyrtojë kushtet për dhënien e saj.

Në fillim të qershorit, Pakistani pati hedhur poshtë akuzën e Shteteve të Bashkuara se ky vend po refuzon të bëjë më tepër për eliminimin e strehimeve të kryengritësve.

Paneta ia kishte tërhequr vërejtjen Pakistanit se Shtetet e Bashkuara janë në fund të durimit lidhur me refuzimin e Islamabadit për të bërë më tepër për eliminimin e bazave të strehimit për kryengritësit.
XS
SM
MD
LG