Ndërlidhjet

Mitrovicë: Policia sulmohet me shishe


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
Tre të dyshuar janë vënë nën kontroll dhe arrest të Policisë së Kosovës, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Siç njofton policia, tre personat janë të përkatësisë etnike serbe dhe pas ndalimit për legjitimim në jug të Mitrovicës, kanë hedhur shishe në drejtim të policëve.

Tre të dyshuarit mësohet se kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
XS
SM
MD
LG