Ndërlidhjet

Klinton nominon Obamën


Bill Klinton mbështet presidentin Obama.
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00
Në një fjalim të mbajtur në konventën kombëtare të Partisë Demokratike, ish-presidenti Bill Klinton ka nominuar zyrtarisht Barak Obamën, duke iu bërë thirrje miliona amerikanëve, që ta mbështesin presidentin për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalimin e tij në natën e dytë të konventës në Sharllotë të Karolinës Veriore, Klinton mbrojti politikat e presidentit Obama.

Bill Klinton
Bill Klinton
“Qasja e presidentit Obama mishëron vlerat, idealet dhe drejtimin që Amerika duhet ta marrë për të ndërtuar versionin e shekullit XXI të ëndrrës amerikane - një komb i mundësive të përbashkëta, përgjegjësive të përbashkëta, prosperitetit të përbashkët dhe me një ndjenjë të përbashkët të komunitetit”, u shpreh Bill Klinton.

Klinton iu tha demokratëve se Obama i ka vendosur amerikanët në rrugën e gjatë të rimëkëmbjes, duke i vendosur themelet për një ekonomi më moderne dhe më të balancuar.

Ai, gjithashtu, argumentoi se Obama edhe më tej është në proces të spastrimit të gabimeve të republikanëve.

“Asnjë president, asnjë president - as unë, asnjë paraardhës imi, asnjë - nuk do të mund të riparonte krejtësisht dëmin që ai e gjeti para katër vjetësh”, u shpreh Klinton në mesin e brohoritjeve të masës së mbledhur në Sharllotë.

Pas fjalimit, Partia Demokratike e nominoi zyrtarisht Obamën për kandidat për zgjedhjet e 6 nëntorit, në të cilat do të përballet me Mit Romnin, ish-guvernator i Masaçusetsit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Obama mban një epërsi të lehtë ndaj Romnit.

Përkrahës të Obamës...
Përkrahës të Obamës...
Gjatë ditës së dytë të Konventës, demokratët amendamentuan platformën e tyre politike, për të shtuar referencat për Zotin dhe për Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit.

Republikanët kanë kapur momentin për të kritikuar demokratët.

Duke cituar parashikimet për mot të keq, organizatorët e konventës demokratike, kanë anuluar planet që Obama të pranojë nominimin në stadiumin e hapur prej 74 mijë vendesh në Sharllotë.

Republikanët përqeshën vendimin për të mbajtur fjalimin në një ambient të mbyllur me 15 mijë ulëse, duke thënë se arsye kryesore është mungesa e entuziazmit.

Demokratët e kanë përdorur konventën e tyre për të potretizuar Romnin, një biznesmen të pasur, si një milioner të privilegjuar, që nuk e kupton vështirësitë e një amerikani të rëndomtë.

Duke iu adresuar konventës të martën, Zonja e Parë, Mishell Obama, foli për rrënjët e bashkëshortit të saj, duke e përshkruar atë si “njeriu që mund t’i besojmë” në ringjalljen e ekonomisë së dobët të vendit.
Përgatiti: Albana Isufi

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG