Ndërlidhjet

Tre të dyshuarve për korrupsion, u caktohet masa ndalim-policor


EULEX...
EULEX...
Pas një intervistimi, prokurorët e EULEX-it po mbajnë të ndaluar tre të dyshuarit për korrupsion.

Avokati Tomë Gashi i njërit prej të arrestuarve, Sami Hamiti, i cili është zyrtar i lartë në Komunën e Prishtinës tha se ende nuk dihet se pse klienti i tij, Hamiti, është ndaluar.

“Prokurori i EULEX-it ka hapur hetime kundër Sami Hamitit, të cilin unë e kam klient, dhe dy personave të tjerë kinse për keqpërdorim të detyrës. Prokurori s’ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve dhe nuk na ka pajisur neve sot - kjo ka qenë arsyeja që me këshillën time nuk ka dhënë kurrfarë deklarate. Se çka do të vendoset, nesër do të dihet lidhur me kërkesën e prokurorit se a do të ketë kërkesë për paraburgim apo jo.
Sot është vendosur masa ndalim policor, që do të zgjasë deri nesër paradite
”, deklaroi avokati Gashi para gazetarëve.

Sipas avokatit, dyshimet nuk kanë të bëjnë me ndonjë keqpërdorim lidhur me punën e Sami Hamitit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, por prokurori i tij dyshon se ai ka një aferë jashtë marrëdhënies së tij të rregullt të punës, si kryesues i Kuvendit Komunal.

Nën dyshimet për korrupsion, policia e EULEX-it ka arrestuar në paraditen e së mërkurës tre persona, në mesin e tyre edhenjë zyrtar i lartë i komunës së Prishtinës.

Siç bëhet e ditur, në mesin e të arrestuarve është kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Sami Hamitin, i cili po ashtu është edhe zyrtar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zyrtarët e EULEX-it, thanë se të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsionin.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se rasti është duke u hetuar nga një ekip i përzier i prokurorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë një operacioni, sot policia e EULEX-it arrestoi tre persona, në mesin e tyre një zyrtar i lartë i komunës së Prishtinës. Të dyshuarit u arrestuan me autorizim të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe dyshohen për zhvatje dhe vepra të tjera që lidhen me korrupsionin”, bëri të ditur Krasniqi.

Ndryshe, deri më tash zyrtarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, lidhur me arrestimet nuk kanë dashur të prononcohen.
XS
SM
MD
LG