Ndërlidhjet

Pakistan: Mbi 280 të vdekur nga zjarri në Karaçi


Zjarri në Karaçi
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:58 0:00

Zjarri në Karaçi


Mbi 280 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga zjarri që ka përfshirë një fabrikë veshjesh në Karaçi të Pakistanit.

Fabrika mësohet të kishte rreth 450 të punësuar.

Kreu i Departamentit për Emergjenca në Spitalin Civil të Karaçit, Tarik Kamal Ajubi, tha se rreth 30 të vdekur janë djegur shumë rëndë dhe “nuk mund të identifikohen nëse janë meshkuj ose femra”.

Zjarri në Karaçi
Zjarri në Karaçi
Një gjë e tillë është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe nga mjeku Aftab Çanar.

Disa nga trupat janë djegur 100% dhe kjo e bën shumë të vështirë identifikimin e tyre”, ka thënë Çanar.

Zjarrëfikësit thonë se shumica e viktimave kanë pësuar nga tymi në bodrum, ku dyert kanë qenë të mbyllura.

Punëtorët në katet e larta kanë qenë të bllokuar nga dritaret me grila.

Njëri nga viktimat e hospitalizuara, 29-vjeçari Liakat Husain, tha se zjarri është përhapur në tërë fabrikën “brenda dy minutash”.

Muhamed Ishak, banor i Karaçit, ka përshkruar skenën kaotike dhe përpjekjet e qytetarëve për të shpëtuar njerëzit e bllokuar brenda.

Kam parë njerëzit e bllokuar. Zjarri përhapej dhe njerëzit binin nga katet larta. Njerëzit e tubuar kanë bërë gjithçka për t’i ndihmuar. Ata kanë vënë disa shkallë. Disa njerëz kanë zbritur shkallët, të tjerët kanë rënë”, ka rrëfyer Ishak.

Zjarri përhapej dhe njerëzit binin nga katet larta...

Bilal Ahmed ka thënë se ai dhe kalimtarë të tjerë kanë shkatërruar një pjesë të murit të fabrikës, në përpjekje për të shpëtuar njerëzit nga flakët.

Ne thyem murin e jashtëm. Njerëzit ishin të shtrirë pa ndjenja. Katër ose pesë prej nesh kemi hyrë brenda dhe kemi nxjerrë disa njerëz”, ka treguar Ahmed.

Zjarri në Karaçi ishte njëri nga dy vatrat e zjarrit që kanë ndodhur të martën në Pakistan dhe që kanë nxitur thirrje për një rishikim të rregullave të sigurisë në punë.

Në Lahore kanë humbur jetën të paktën 23 njerëz nga zjarri që ka shpërthyer në një fabrikë këpucësh. (v.t.)
XS
SM
MD
LG